Departamenti i Sociologjisë


Departamenti i Sociologjisë

Departamenti i Sociologjisë është një prej gjashtë njësive bazë të Fakultetit të Edukimit dhe përbëhet nga dhjetë anëtarë. Misioni i Departamentit të Sociologjisë, bazuar edhe në Statutin e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, është të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve. Departamenti i Sociologjisë, bazuar në programe mësimore bashkëkohore, synon të formojë dhe të përgatisë studiues të rinj të fushës së sociologjisë , të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës. Misioni lidhet gjithashtu, me garantimin e cilësisë dhe plotësimin e standardeve akademike; me nxitjen, mbështetjen dhe zhvillimin e aktivitetit shkencor të pedagogëve.

Me një staf të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Departamenti i Sociologjisë udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në të dy Ciklet e Studimit – Bachelor dhe Master.

Stafi akademik i Departmentit të Sociologjisë i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore, organizimin e Konferencave Shkencore(kombëtare dhe ndërkombëtare), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore.

Në vëmendjen e anëtarëve të Departamentit të Sociologjisë është puna intensive dhe e përgjegjshmenë të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit vendas.

Stafi

Përgjegjës Departamenti

Prof. As. Dr. Doreta Kuci

Lektor 

Dr. Jak Simoni

Lektor 

Dr. Juljana Laze