Departamenti i Psikologjisë


Përshkrimi i  Departamenti të Psikologjisë

Departamenti i Psikologjisë është një prej gjashtë njësive bazë të Fakultetit të Edukimit dhe përbëhet nga 11 anëtarë.

Ky department në bashkëpunim me departamentin e Sociologjisë ofron  programin e nivelit të parë “Bachelor në Psikologji dhe Sociologji” si dhe programin e nivelit të dytë: Master i Shkencave “Mësimdhënie në Psikologji dhe Sociologji”, duke u mundësuar studentëve të mbyllin ciklin e studimeve dhe të orientohen drejt punësimit.

Me një staf të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Departamenti udhëheq dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në Programet e të dy Cikleve të Studimit – Bachelor dhe Master . Krahas programeve të reja në Bachelor e Master i Shkencave Departamenti synon të hapë e menaxhojë në një të ardhme të afërt dhe programin e nivelit të tretë Doktoraturë.

Stafi akademik i Departmentit të Psikologjisë është i kualifikuar (1 Prof.Dr, 2 Prof.Asoc.Dr, 6 PhD, 2 në përfundim të procesit për PhD) dhe i kushton gjithnjë e më tepër rëndësi jo thjesht shtimit të titujve akademik dhe gradave shkencore por dhe kërkimit shkencor. Pjesëmarrja e kënaqshme në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, botimet në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), pjesëmarrja në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare lartësojnë emrin jo vetë të Departamentit, Fakultetit të Edukimit por dhe të UAMD-së.

Një vemendje të veçantë Departamenti i Psikologjisë i kushton punës intensive dhe të përgjegjshme me komunitetin studentor, atë akademik -shkencor si dhe komunitetin e arsimtarëve të rrethit.

Stafi

Përgjegjës Departamenti 

Prof. As. Dr. Blerina XHAKOLLI (REÇI)