Departamenti i Gjuhëve të Huaja


Përshkrimi i Programit Bachelor në “Gjuhë-Letërsi- Anglisht”

Ndryshimet e herë pas hershme në tregun e punës, së bashku me proçesin e globalizimit, kërkojnë specialistë të kualifikuar në gjuhën shqipe, në shkencën e letërsisë dhe gjuhën angleze. Ky program është i projektuar për të transmetuar tek studentët aftësitë profesionale të nevojshme, në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në kërkimin e punës. Programi i studimit Bsc.“Gjuhë-Letërsi dhe Anglisht” krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale dhe akademike. Njëkohësisht, mundëson punësimin në sektorin privat dhe publik.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Programi i studimit “Gjuhë-Letërsi dhe Anglisht” i nivelit Bachelor synon formimin profesional të studentëve në njohjen shkencore të gjuhës shqipe, të letërsisë, si dhe ngritjen e nivelit të njohjes së gjuhës angleze. Programi i studimeve ka parashikuar që e ardhmja profesionale e këtyre studentëve të jetë mësuesia dhe kualifikimi i tyre i mëtejshëm të kryhet në degët përgjegjëse të “Masterit Shkencor”, duke i hapur mundësinë secilit edhe drejt gradës “Doktor i Shkencave”.

Përmes disiplinave teorike bazë të fushës didaktike dhe të praktikave në shkollat e sistemit parauniversitar, ky program realizon objektivat formuese për përgatitjen e studentëve me shprehi shumë të mira si mësues të gjuhës shqipe dhe të letërsisë.

Specifikë e këtij programi studimi është se ai, gjithashtu, u përgjigjet nevojave të disa shkollave ku klasat janë me pak nxënës dhe del e nevojshme që mësuesi të ketë formim profesional multidisiplinar, në funksion të mbulimit të disa lëndëve shkollore dhe realizimit të normës së punës edhe nëpërmjet mësimdhënies së gjuhës angleze. Studentëve që ndjekin formimin si punonjës shkencorë, njohja e thelluar e anglishtes u jep epërsi mbi të tjerët. Prandaj besojmë se bashkimi i tri degëve të dijes në një program të vetëm do të rezultojë i suksesshëm dhe do të japë frytet e veta pozitive.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bsc. në “Gjuhë- Letërsi – Anglisht” zhvillon një sërë aftësish teorike e zbatuese për gjuhën shqipe dhe shkencën e gjuhësisë e letërsisë, si dhe gjuhën angleze.

Në përfundim të programit, studentët  përfitojnë njohuri dhe aftësi për të ndjekur programet e studimit për mësues të ardhshëm të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe të gjuhës angleze për shkollat në sistemin parauniversitar dhe vazhdimin e ciklit të dytë të studimit, në fushën e gjuhësisë, letërsisë, etj. Bsc. në “Gjuhë- Letërsi – Anglisht”, gjithashtu i jep mundësi studentëve që njohuritë e përfituara t’i zbatojnë në drejtime të tjera studimi të lidhura ngushtësisht me natyrën e gjuhës dhe letërsisë, në të dyja gjuhët, si: gazetari, redaktori, përkthyes, etj.

Stafi

Lektor 

Dr. Anita Muho

Lektor 

Florinda Boriçi

Lektor 

Dr. Olsa XHINA