Departamenti i Letërsisë


Departamenti i Letërsisë

I krijuar që prej vitit 2013, Departamenti i Letërsisë ka në përbërjen e tij tetë lektorë, nga të cilët dy me titullin Profesor i Asociuar dhe katër me gradën Doktor i Shkencave. Lektorët e Letërsisë që prej krijimit të universitetit, më 2006, kanë qenë pjesë e Departamentit të Mësuesisë dhe më pas e Departamentetit të Pedagogjisë dhe “Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë” përpara se Letërsia të dilte si departament më vete. Stafi akademik i Departamentit të Letëressë i kushton rëndësi kërkimit shkencor, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), në mësimdhënie jashtë vendit, si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore. Në vëmendjen e anëtarëve të departamentit është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor dhe akademik-shkencor.

Departamenti i Letërsisë ofron tri programe, një në ciklin e parë dhe dy në ciklin e dytë të studimeve. Programet ofrohen në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Gjuhës dhe gjithashtu edhe në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhëve të Huaja. Të tria departamentet ofrojnë Programin Bachelor “Gjuhë-Letërsi-Anglisht” dhe Programin Master Shkencor “Mësimdhënie në Gjuhë-Letërsi dhe Anglisht”, ndërsa Programin Master Profesional “Mësimdhënia në Gjuhë-Letërsi”, Departamenti i Letërsisë e ofron në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Shqipe.

Nëpërmjet lëndëve që ofron në kuadrin e programeve të sipërpërmendura, Departamenti i Letërsisë synon të përgatisë mësues dhe njohës të thelluar të dijeve shkencore në fushën e  letërsisë.

Stafi

Lektor 

Drita Isufaj

Lektor 

Dr. Alma Dema