Departamenti i Gjuhës Shqipe


Departamenti i Gjuhës Shqipe

Departamenti i Gjuhës Shqipe është një prej shtatë njësive bazë të Fakultetit të Edukimit dhe përbëhet nga nëntë anëtarë.

Me një staf të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Departamenti udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në programet në dy ciklet e studimit, Bachelor e Master.

Stafi akademik i Departamentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në konferenca shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij me tituj e grada shkencore.

Në vëmendjen e anëtarëve të Departamentit të Gjuhës Shqipe është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit vendas.

Stafi

 

 

[/vc_column][/vc_row]