Departamenti i Turizmit


Departamenti i Turizmit është një prej pesë njësive bazë të Fakultetit të Biznesit dhe përbëhet nga tetë anëtarë.

Me një staf relativisht të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Departamenti udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në të tri Profilet në Ciklin e Parë të Studimit – Bachelor.

Stafi akademik i Departamentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore.

Në vëmendjen e anëtarëve të Departamentit të Turizmit është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit vendas e botës së biznesit të Turizmit.

Stafi

Përgjegjës Departamenti

Dr. Majlinda Muka

Lektor 

Dr. Alush Kuçi