Departamenti i Shkencave Ekonomike


Departamenti i Shkencave Ekonomike është një prej pesë njësive bazë të Fakultetit të Biznesit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Në përbërje të tij janë 15 anëtarë akademikë, ku ndërthuret eksperienca e profesorëve me përvojë shumëvjecare në mësimdhënie dhe energjia e stafit të ri, por shumë të motivuar për të përmbushur me përgjegjshmëri misionin e tyre.

Për më shumë se 10 vjet, Departamenti është angazhuar në edukimin e studentëve në Programin e Shkencave Ekonomike në të tre Ciklet e Studimit – Bachelor, Master dhe Doktoratë, duke kontribuar në avancimin e disiplinës përmes hulumtimit dhe mësimdhënies.

Stafi akademik i Departamentit i kushton një rëndësi të veçantë kërkimit shkencor duke qenë pjesëmarrës aktiv në Konferenca Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nëpërmjet botimeve të punimeve të shumta në revista shkencore.

Me të njëjtën devotshmëri me të cilën realizohet mësimdhënia, Departamenti synon të shndërrohet në një qendër të kërkimit shkencor, nëpërmjet implementimit të projekteve kërkimore që synojnë të kontribuojnë në analizimin e çështjeve të lidhura ngushtë me komunitetin, institucionet dhe biznesin lokal.

Stafi

Përgjegjës Departamenti 

Prof. As. Dr. Flora Merko

Lektor 

Dr. Altin GJINI

Lektor 

Dr. Ela Golemi

Lektor 

Dr. Alma ZISI

Lektor 

Martin Kuka

Lektor 

Jonida Gashi