Departamenti i Fincancë-Kontabilitet


Departamenti i Financë-Kontabilitetit është një prej pesë njësive bazë të Fakultetit të Biznesit. Departamenti është rritur në mënyrë të vazhdueshme, si për nga programet e studimit që ofron në të tre ciklet e studimit, ashtu dhe për kapacitetin e pranimit të studentëve, duke u renditur si departamenti me numrin më të madh të studentëve në Fakultetin e Biznesit.

Departamenti i Financë-Kontabilitetit, me një staf relativisht të ri në moshë, por të pasur në eksperienca brenda dhe jashtë vendit, është i përbërë nga një Profesor i Asociuar; dhjetë Doktorë Shkencash; një Doktor në proces dhe katër anëtarë që mbajnë titullin Master Shkencor. Departamenti është i angazhuar për përgatitjen e studentëve dhe ecurinë e tyre në karrierë, nxitjen e dëshirës së  të mësuarit,  si dhe orientimin drejt një mjedisi të ardhshëm për t’u punësuar. Si pjesë të stafit janë angazhuar dhe ish-studentë të këtij fakulteti, të cilët janë diplomuar me rezultate të larta në të dy ose tre ciklet e studimit.  Departamenti përpiqet për të prodhuar studentë të diplomuar të cilët do jenë teknikisht kompetentë, të mendojnë në mënyrë të pavarur, të vlerësojnë në mënyrë kritike situata, të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, etike, të kontribuojnë pozitivisht dhe të jenë bashkëpunues për punëdhënësit dhe komunitetin.

Departamenti ofron dy programe studimi në ciklin e studimeve Bachelor,  4 programe studimi në ciklin e dytë të studimeve Master Shkencor dhe Profesional dhe një program studimi në ciklin e tretë të studimeve, Doktoraturë. Departamenti ka realizuar me sukses diplomimin e një numri të madh studentësh në të gjitha ciklet e studimeve që ofron.

Për realizimin e procesit mësimor stafi i departamentit përdor literatura të depozituara në biblotekën e fakultetit si dhe materiale të gjetura elektronikisht. Departamenti ofron: 1) kurrikula të integruara mirë; 2) cilësi në mësimdhënie; 3)angazhim të studentëve brenda/jashtë auditorit; 4) cilësi të studentëve në hyrje.

Tashmë është bërë traditë që departamenti të organizojë leksione të hapura me personalitete të ndryshme nga fusha ekonomisë, përfaqësues të institucioneve të caktuara shtetërore, por jo vetëm, profesionistë në punën e tyre që vijnë të përcjellin dijet dhe eksperiencën e përftuar gjatë viteve tek studentet tanë. Leksionet zhvillohen me pjesëmarrje të gjerë nga studentë, si edhe staf akademik.

Stafi

Përgjegjës Departamenti

Dr. Rovena Troplini

Lektor 

Armela Anamali

Lektor 

Ikbale Tota

Lektor 

Dr. Jonada Mamo