Departamenti i Marketingut


Departamenti i Marketingut në Fakultetin e Biznesit është  krijuar në vitin akademik 2009-2010,  pranë Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Në përputhje dhe me filozofinë “Studenti në qendër të vëmendjes” të UAMD-së si institucion, departamenti është një strukturë e krijuar në funksion të studentit që do të thotë se gjithçka që ndodh në universitet që nga procesi mësimor, shërbimet, aktivitetet dhe mjetet janë në dispozicion ekskluziv të studentit.

Departamenti i Marketingut është një ndër 5 departamentet e Fakultetit të Biznesit. Ai ka degën Menaxhim Marketing dhe ofron ciklet Bachelor me kohë të plotë, Master shkencor dhe Master profesional, si dhe Doktoraturë e cila ka një program studimi në Menaxhim Marketing. Ai përbëhet nga 14 anëtarë. Ky departament mbulon mësimdhënien në lëndët e  marketingut në fakultetin e Biznesit.

Departamenti i Marketingut merr një rëndësi të veçantë brenda fakultetit, pasi ofron programe studimi me shumë interes për studentët në përputhje me nevojat e tregut të punës. Programet e studimit që mbulon ky department kanë ardhur duke u zgjeruar dhe duke u përmirësuar, përsa i përket kurrikulave mësimore, metodave të mësimdhënies, aktiviteteve shkencore etj. Që nga krijimi kur numri i studentëve numërohej rreth 50 studentë në të gjitha ciklet e studimeve, sot në vitin aktual akademik numërohen mbi 500 studentë në të trija ciklet e studimeve.

Departamenti synon, që përmes stafit akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme, të rrisë në maksimum cilësinë e mësimdhënies, duke synuar që të shdërrohet në një vlerë të shtuar, jo vetëm i Fakultetit të Biznesit, pjesë e të cilit është, por edhe i Universitetit në tërësi.

Departamenti mbështet fuqimisht rritjen e nivelit akademik duke nxitur marrjen e gradave dhe kualifikimin shkencor të anëtarëve të stafit të tij, duke patur numrin më të madh të  stafit akademik me titullin “Profesor”, në nivel universiteti. Kështu, në fund të vitit akademik 2015-2016 arriti të ketë 6 anëtarë  më titullin “Profesor i Asociuar” dhe 1 me titullin “Profesor Doktor” dhe 2 me gradën Doktor i Shkencave.  Ndërsa gjatë vitit akademik 2016-2017, dy anëtarë të tjerë të këtij departamenti kanë marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave”.

Fokusi kryesor i Departamentit është që të ofrojë metoda ekselente të mësimdhënies, përmes një stafi tërësisht profesional dhe të përkushtuar, i cili do t’i mundësojë studentëve një formim të gjithanshëm dhe të thelluar mbi fushën e marketingut, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm dhe të nevojshëm për tregun e punës.

Qëllimi ynë është që çdo student të ndihet i sigurt, që pasi të diplomohet të ketë mundësira të shumta e falë njohurive të marra, të ndërtojë një karrierë të suksesshme.

Departamenti ka në fokusin e tij përmirësimin e vazhdueshëm të kurrikulës duke ju përshtatur nevojave të tregut, por edhe kërkesave të studentëve nga të gjitha ciklet. Kultura e punës së departamentit bazohet mbi diskutimin dhe debatin gjithëpërfshirës dhe të rregullt, si për sa i takon përmirësimit të kurrikulave, adresimit të çështjeve të ngritura nga studentët, bashkëpunimit me ekspertë të marketingut nga fusha e biznesit duke i ftuar ata rregullisht për të mbajtur leksione të hapura para studentëve, inicimit të aktiviteteve akademike  e kërkimore shkencore, por edhe i atyre me ndikim social dhe shoqëror.

Departamenti i Marketingut prezantohet me një program të plotë studimi të nivelit të parë (Bachelor) dhe të nivelit të dytë (Master Profesional dhe Master Shkencor). Tregu, i cili bëhet gjithnjë e më konkurues kërkon edukimin e një elite të re të punonjësve dhe menaxherëve të marketingut, njohuritë dhe aftësitë e të cilëve do të garantojnë konkurencë me efikasitet dhe sukses në tregjet vendase dhe ato ndërkombëtare. Formimi në fushën e Menaxhim Marketing-ut mban në konsideratë ndryshimet që vijnë si rezultat i transformimit dhe zhvillimit të ekonomisë. Modulet, lëndët dhe temat që trajtohen, në programet e ofruara gjatë gjithë kohëzgjatjes së formimit, janë të përshtatura plotësisht me realitetet ekonomike, me pritshmëritë e studentëve, si dhe me nevojat konkrete të organizatave të biznesit. Kombinimi i formimit bazë me profilet e zgjedhura nga studentët e bën procesin mësimor shumë më interesant dhe rrit aftësitë profesionale, si dhe mundësitë e punësimit të studentëve.

Stafi

Lektor 

Dr. Violeta Neza