Departamenti i Teknologjisë së Informacionit


Përshkrimi i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit

Departamenti i Teknologjisë së Informacionit është një nga tre njësitë bazë përbërëse të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit. Ky departament ka si qëllim të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë dijet me anë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Gjithashtu stafi I lektorëve të Departamentit synon të formojë dhe të përgatisë specialistë të rinj të fushave të Teknologjisë së Informacionit bazuar në kurrikula bashkëkohore dhe cilësore të përshtatshme me tregun e punës në Shqipëri dhe në vende të tjera perëndimore.

Ky departament garanton cilësinë dhe plotësimin e standardeve akademike për të gjitha programet e studimit Teknologji Informacioni, Sisteme Informacioni dhe Multimedia dhe televizion digjital. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit ka si qëllim të nxisë, mbështesë dhe zhvillojë aktivitete shkencore për lektorë dhe studentë; për studentët diplomantë bashkëpunon me institucionet publike dhe bizneset private për punësimin e tyre.