Departamenti i Shkencave Kompjuterike


Departamenti i Shkencave Kompjuterike

Departamenti i Shkencave Kompjuterike eshte pjese e Fakultetit Teknologji Informacioni, i cili mbulon 2 dege studimi Bachelor ‘Shkenca Kompjuterike’, ‘Informatike Anglisht’ dhe programin e studimit të ciklit të dytë Master Shkencor/Profesional në “Shkenca Kompjuterike te Aplikuara”.

Ai ka si qëllim të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve si dhe të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj në fushan e Shkencave Kompjuterike dhe Informatikes, bazuar në programe dhe kurrikula bashkëkohore, të kualifikuara dhe të përshtatshme për tregun e punës në Shqipëri apo dhe në vende të tjera perëndimore.

Ai synon të garantojë cilësi te larte dhe të plotësojë standardet akademike për të gjitha programet e studimit, në të dy ciklet qe departamenti ofron. Te nxisë, mbështesë dhe zhvillojë aktivitetin shkencor të pedagogëve dhe studentëve, permes konferencave apo workshop-eve.

Te bashkëpunojë me organizata, institucione apo dhe biznesin privat për identifikimin e kërkesës për nevojat e tregut dhe përshtatjen e programeve mësimore në funksion të tij. Te kontribuojë në aftësimn praktik të studentëve dhe veçanërisht të të diplomuarve.

Objektivat e Departamentit të Shkencave Kompjuterike lidhen me objektivat dhe veprimtaritë formuese të programeve të studimit qe ai ofron ne 2 ciklet e studimit Bachelor dhe Master. Me një staf të ri në moshë, por plot energji mundohet të ofroje kushtet optimale në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Stafi akademik i Departmentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore. Aktualisht departamenti ka ne strukture 18 lektor Full-Time, nga te cilet 4 mbartin graden ‘Doktor Shkencash’.

Stafi

Përgjegjës Departamenti

Dr. Senada Bushati

Lektor 

MSc Bora MYRTO

Lektor 

Msc Aldo Koni 

Lektor 

MSc Edjola Naka

Lektor 

MSc Fiona Teli

Lektor 

MSc Krisel Tola

Lektor 

MSc Viola Shtino