Departamenti i Administrimit Publik


Departamenti Administrim Publik

Cikli i parë të studimeve bachelor në “Administrim Publik” synon të ofrojë një realizim te plotë të koncepteve ne fushën e administrimit publik dhe të analizoje rolin e sektorit publik në zhvillimin e vendit dhe lidhjet e tij me fusha tё tjera tё realitetit shoqëror. Misioni i këtij programi është të përgatisë studentë të cilët të aftësohen në hartimin e politikave ekonomike brenda strukturave që lidhen direkt dhe indirekt me administratën publike qendrore dhe lokale. Qëllim i këtij programi është të aftësojë studentin ne njohjen e fenomeneve ekonomike nën rregullatorët politik, si dhe rolin e administratorit publik. Kurrikulat e këtij programi studimi synojnë në mënyrë sistematike arritjen e objektivave të programit të profilit Administrim Publik nga njëra anë, si dhe në takimin e nevojave dhe interesave të palëve të interesuara për këtë arsye ky instrument duhet të ndjekë dinamizmin e këtyre faktorëve që ndikojnë në efektivitetin dhe efiçencën e këtij programi.

  • Te përgatisë specialiste te afte për te administruar dhe drejtuar me profesionalizëm ekonominë publike dhe lokale, te afte ne vendimmarrje, te afte për zgjidhjen e problemeve dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë publike dhe lokale;
  • Te përgatisë specialiste per përvetësimin e teknikave, instrumenteve dhe metodave bashkëkohore, sasiore dhe cilësore, për menaxhimin me efektivitet te ekonomisë publike e asaj lokale;
  • Te përgatisë specialiste me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e mjaftueshme për kërkim shkencor dhe hartimin e zbatimin e planeve strategjike dhe te qëndrueshme te ekonomisë në përgjithësi;
  • Te pajise studentet e këtij niveli me njohuritë baze ne fushën e kërkimit dhe kualifikimit  me te avancuar shkencor .
  • Kursi synon të aftësojë studentin ne njohjen e fenomeneve ekonomike nen rregullatorët politik
  • Ky kurs synon gjithashtu ta njohe studentin me zhvillimin e ekonomisë duke mos lënë pas dore aspektet shoqërore dhe njerëzore.
  • Te përgatisë individë me formim me të përgjithshëm dhe deri diku të thelluar profesional, në fushën e ekonomisë dhe politikës
  • Të përgatisë individë të aftë në hartimin e platformave ekonomike në kuadrin e trysnisë politike
  • Te përgatisë studentë te afte për politikë – bërje në një mikro mjedis si dhe të aftë për të drejtuar me profesionalizëm ekonominë publike qendrore dhe lokale, te afte ne vendimmarrje, te afte për  për zgjidhjen e problemeve dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë publike dhe lokal

Stafi

Përgjegjës Departamenti 

Prof. Asoc. Dr. Gentiana Kraja

Lektorët 

Short Bio DAP