Zv. Rektori për Marrëdhëniet Institucionale


Prof. As. Dr. Eva Teqja (Allushi)

Eva Teqja (Allushi) ka lindur në Tiranë në 1973 dhe ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitet 1992-1996,  Fakulteti Filologjik, dega “Gjuhë-Letërsi”. Në vitin 2001 ka kryer Masterin Shkencor multidisplinar në “Studime Evropiane” në Universitetin e Tiranës dhe ka mbrojtur temen “Debati mbi të ardhmen e Kushtetutës Evropiane”. Po në këtë Universitet, pas provimit njohës pranë departamentit të Historisë, përfundon me vlerësim maksimal Doktoraturën në Histori, profili Marrëdhënie Ndërkombëtare,  në vitin 2009, me punimin “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”.

Znj. Teqja është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” prej vitit 2011. Në tetor të vitit 2015 merr titullin Profesor i Asociuar i dhënë nga Universiteti i Tiranës.

Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtuesit të Departamentit te Shkencave Politike  në UAMD.

Prof. Teqja ka publikuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë ne revista kombëtare, e ndërkombëtare si edhe ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Ka  publikuar gjithashtu një monografi shkencore me titull “Rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE”, Tiranë 2015. Eshtë autore e teksteve shkollore. Është anëtare e bordit shkencor të disa revistave shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Aktiviteti i saj kërkimor është përqendruar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, historisë dhe komunikimit. Karriera e saj akademike reflekton interesin mbi tranzicionin politik social e ekonomik të Ballkanit Perëndimor, si dhe proceseve integruese që e shoqërojnë atë.

Në 2015-2016, ajo ka qene si kërkuese e ftuar për një vit akademik pranë Divizionit të Zhvillimeve Ndërkombëtare për Rusinë, Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore,  në Universitetin e Wisconsinit, SHBA.

Znj Teqja është autore e shumë artikujve e analizave në të përditshmet kryesore të vendit, me fokus zhvillimet politike ekonomike e sociale në Shqipëri dhe ato integruese në Ballkanin Perëndimor.

Për 11 vjet ka qenë këshilltare pranë Bashkisë së Tiranës.