Vlerësimi i studentëve dhe Kodi i Etikës


  • Vlerësimi i studentëve behet sipas tabelës së mëposhtme, e cila është pjesë e syllabusit te lëndës, që i bëhet me dije studentit të vitit të pare gjatë javës së orientimit.
Përshkrimi Sistemi i vlerësimit

(nota)

Përqindja Pikët
A

(SHKËLQYESHËM-performancë e shkëlqyeshme me gabime të vogla)

10 94-100% 935-1000
B

(SHUMË MIRË-në përgjithësi performancë e lartë me një numër gabimesh të dukshme)

9 85-93% 845-934
C+

(MIRË-mbi standardin mesatar, por me disa gabime)

8 76-84% 755-844
C

(MESATAR-në përgjithësi performancë e mirë, me një numër gabimesh të dukshme)

7 67-75% 665-754
D

(I KËNAQSHËM-I drejtë, por me mangësi të dukshme)

6 58-66% 575-664
E

(MJAFTUESHËM-Performanca u përmbahet kritereve minimale)

5 51-57% 505-574
F

(NGELËS-Kërkohet më shumë punë për të arritur rezultatin e dëshiruar)

4 ≤50% 0-504
  • Studenti njihet me kodin e etikës, që gjithashtu është pjesë e syllabusit.

Kodi i Etikës: Studentët duhet të respektojnë kodin e Etikës të UAMD

 

Studentët gjatë kësaj lënde duhet:

  1. Të zbatojnë orarin e mësimit dhe t’u përmbahen rregullave të sanksionuara në Statutin dhe në Rregulloren e universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
  2. Të paraqiten në mënyrë serioze dhe dinjitoze në ambjentet e institucionit, që nënkupton një veshje të përshtatshme.
  3. Të përdorin fjalor të përshtatshëm, me intonacione të rregullta sipas normave të Etikës, moralit dhe të mirësjelljes.

ç. Të respektojnë personelin akademik, ndihmës mësimor shkencor dhe pesonelin administrativ, shokët dhe rregullat e mësimit. T’u drejtohen personelit akademik dhe atij administrativ në vetën e dytë shumës si edhe me titujt akademikë përkatës.

  1. Të mos kryejnë veprime dhe gjeste provokuese apo ngacmuese ndaj personelit akademik në mjediset e institucionit.
  2. Të mos kopjojnë në punën e dikujt tjetër, të mos fabrikojnë të dhëna e të respektojnë dinjitetin e integritetin njerëzor e profesional të studentëve të tjerë.
  3. Të mos konsumojnë pije alkoolike apo duhan në ambjentet e institucionit.
  4. Të mos përdorin celular ose ta mbajnë atë të fikur dhe në vend jo të dukshëm gjatë orarit të mësimit ose provimit në auditor.
  5. Të përdorin tekstin mësimor gjatë orarit të provimit, vetëm nëse ky veprim është miratuar nga fakulteti, (ose) njësia përkatëse ose pedagogu i lëndës.