Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin e Sienës, Itali


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Commo VI, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin e Siena-s, Itali. (Universita di Siena ).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie nga stafi akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·         1 (një) për staf akademik.

Periudha e zhvillimit të mobilitetit:

·        Mësimdhënie (përgjatë vitit akademik 2022-2023);

Fakultetet:

·        Fakulteti i Biznesit 

Afati i aplikimit:  10 Shtator 2022.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Siena-s, Itali:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (jo më shumë se 4 faqe).

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze nivel B2;

–     Kopje e pasaportës.

–     Formulari i aplikmit (bashkëlidhur)

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: dorinelacupi@uamd.edu.al si dhe unimed@uni-med.net.