Orneda Gega


Dr. Orneda Gega është lektore  në Qendrën e Kërkimit Shkencor të Edukimit në Vazhdim në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Punë Sociale), nga Universiteti  i Tiranës (MSh në Politika Sociale) dhe Universiteti i Tiranës (Doktoratë në Punë Sociale).

Më parë ka mbajtur pozicionin e  Kryesekretares  në  Universitetin Aleksandër Moisiu.

Dr. Orneda Gega është autore dhe bashkë-autore i disa teksteve dhe më shumë se 10 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë “Fillimet e krijimit të institucioneve shtetërore për fëmijët pa përkujdes shtetëror, perjudha e fillimit të Pavarësisë deri në vitet e qeverisjes së Mbretit Zog” (2016), Krijimi i institucioneve shtetërore për fëmijët pa përkujdes shtetëror, perjudha e qeverisjes së Mbretit Zog deri në vitet 1990 (2016), “Sfidat dhe vështirësitë e të rinjëve jetim në Tiranë për t’u punësuar”, (2016).