Ilir Sallata


Dr. Ilir Sallata është lektor në Qendrën e Edukimit në Vazhdim në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,  Durrës.

Ai  zotëron një diplomë 4-vjeçare nga “Universiteti  i Tiranës” si Specialist i Historisë, po nga ky Universitet, Master i Nivelit të Dytë në Histori, nga “Universiteti Epoka” Master në Menaxhim dhe Supervizim të Institucioneve Arsimore dhe përsëri nga “Universiteti i Tiranës”, Doktoraturë në Histori.

Më parë ai  ka mbajtur pozicionin e  mësuesit  në arsimin parauniversitar.

Dr. Ilir Sallata është autor i disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.  Publikimet e tij nga viti 2012 e në vazhdim përfshijnë fushën e Historisë.