Qëndra për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë


Qëndra për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë (QKZHE) ka për qëllim organizimin, koordininimin dhe realizimin e kërkimit shkencor për inovacion dhe zhvillim, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës; nxitjen dhe mbështetjen e stafit akademik dhe komunitetit studentor për zhvillimin e kapaciteteve në kërkimin shkencor; krijimin e mjedisit nxitës dhe mbështetjen e inisiativave që mundësojnë realizimin e kapaciteteve dhe produkteve ekselente në procesin akademik dhe të kërkimit; bashkërendimin e interesave dhe nevojave të shoqërisë dhe komunitetit të biznesit për trajtimin shkencor të çështjeve me interes në zhvillim demokratik dhe ekonomik të vendit, me objektivat për zhvillimin e kërkimit shkencor, si pjesë integrale e objektivave për rritjen cilësore të punëve në procesin akademik e kërkimor që zhvillohet në UAMD. QKZHE kryen veprimtari me karakter kërkimor, shkencor, studimor e botues, në përmbushje të misionit dhe përgjegjësive të saj. Me fondet e vëna në dispozicion nga Institucioni për Qendrën dhe në bashkëpunim me pjesëtarë të stafit akademik të UAMD-së, realizon projekte kërkimore, studimore e botuese në përputhje me prioritetet strategjike të zhvillimit të Universitetit.

Objektiva të veprimit

  • Qëndra për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë (QKZHE) e realizon aktivitetin e saj duke synuar objektivat:Realizimin e kërkimit shkencor si pjesë integrale e punëve të stafit akademik të UAMD-së dhe përpjekjeve për zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të tij në kërkimin shkencor për inovacion e zhvillim dhe për zhvillimin e performancave të nevojshme për kërkim shkencor tek studentët e ciklit të dytë, master shkencor dhe ciklit të tretë, doktoraturë.
  • Zhvillimin e kërkimit shkencor si shtyllë kryesore ku mbështetet puna akademike, në nivelet që kërkon implementimi i sistemit të Bolonjës në universitetet që synojnë të jenë pjesë aktive e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë (EAHE).
  • Zhvillimin e bashkëpunimit me institucione dhe qëndra të tjera kërkimore brenda dhe jashtë vendit, në interes të realizimit të kërkimit shkencor për inovacion e zhvillim, në përputhje me prioritetet strategjike për zhvillim demokratik e social-ekonomik të vendit.

Fushat e veprimtarisë

  • Qëndra për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë (QKZHE) është njësia kryesore në Universitet, nën drejtimin dhe me mbështetjen e të cilës organizohen dhe realizohen punët dhe aktivitetet për kërkim shkencor për inovacion, zhvillim dhe ekselencë.
  • Qëndra diskuton dhe koordinon fushat dhe prioritetet kryesore strategjike për zhvillim e  kërkimit shkencor në UAMD.
  • Harton planin e veprimtarisë së Qendrës së Kërkimit, Zhvillimit dhe Ekselencës me drejtimet kryesore të punës për kërkimin shkencor dhe integrimin e tij me procesin akademik për periudha afat shkurtra dhe afat mesme.
  • Bashkërendon planin e aktiviteteve shkencore, seminareve, tavolinave të rrumbullakëta, simposiumeve dhe konferencave shkencore që i propozohen nga fakultetet, departamente ose grupe studiuesish të Universitetit.
  • Shqyrton, realizon dhe miraton, në parim, marrëveshje për bashkëpunimin shkencor me universitete,  institucione dhe qendra të tjera kërkimore e shkencore, brenda e jashtë vendit.
  • Informon dhe asiston Zv./Rektorin për kërkimin shkencor dhe nëpërmjet tij Rektorin, në çështjet që lidhen me kërkimet, studimet shkencore dhe botimet.

Detyra të Qendrës

Qëndra për Kërkim, Zhvillim dhe Ekselencë (QKZHE) ka për detyrë:

  • Të nxisë dhe mbështesë zhvillimin e kapaciteteve për kërkime dhe zhvillim në stafin akademik të UAMD-së dhe në komunitetin e studentëve.
  • Të nxisë dhe zhvillojë bashkëpunimin midis universitetit, komunitetit të biznesit dhe institucioneve e aktorëve të tjerë, të interesuar për trajtimin shkencor të çështjeve që lidhen me zhvillimin ekonomik, social e demokratik të vendit.
  • Të krijojë mundësi bashkëpunimi me universitete e qëndra kërkimi, brenda e jashtë vendit, me synim rritjen e performancave në kërkimin shkencor, shkëmbimin e përvojave për integrimin e kërkimit me procesin akademik, zhvillim e mekanizmave që do të bëjnë të mundur rritjen e rolit, peshës dhe prezencës së mendimit shkencor akademik në trajtimin e çështjeve për zhvillimin ekonomik e social të qëndrueshëm të vendit.
  • Monitoron dhe nxit procesin e formimit profesional shkencor të studentëve në ciklin e tretë, doktoraturë.
  • Në bashkëpunim me departamentet nxit dhe mbështet procesin për formimin e kapaciteteve për kërkim shkencor tek studentët e ciklit të dytë, “Master Shkencor”.
  • Nxit, mbështet dhe organizon aktivitete shkencore, seminare, tavolina të rrumbullakta, simposiume dhe konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
  • Nxit dhe mbështet formimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të ekselencës në Universitet.
  • Nxit dhe mbështet që punimet shkencore dhe botimet të përmbushin standardet më të larta të integritetit dhe të jenë në përputhje me parimet etike dhe normat ligjore mbi pronësinë intelektuale.
  • Bashkërendon punën me Zyrën e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, për hartimin e projekteve kërkimore-shkencore, si dhe bën propozime konkrete për përpilimin e projektbuxhetit për financimin e punimeve.
  • Monitoron punën për informimin e publikut dhe bërjen të njohur të rezultateve në fushën akademike dhe të kërkimeve permes publikimeve, promovimeve, diskutimeve në grupe interesi, seminareve, simpoziumeve, konferencave, etj.

Aktivitete të Qendrës