Mbështetje me bursa në fushën e Studimeve të Europës Juglindore


Për të mbështetur studentët dhe nxitur pjesëmarrjen ndërkombëtare në lëmin e Studimeve të Europës Juglindore, Shoqata e Studimeve të Evropës Juglindore (SEESA) vendos në dispozicion Grantet e Udhëtimit SEESA për të mbështetur kostot e udhëtimit për prezantimin e kumtesave shkencore në konferenca kombëtare, rajonale ose ndërkombëtare. Në vitin 2023, grantet do t’u jepen të diplomuarve dhe studentë universitarë për prezantimin e punimeve në tema që kanë të bëjnë me Studimet e Evropës Juglindore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, histori, gjuhësi, letërsi, antropologji, arte, shkencat sociale dhe politikë dhe folklor.