Marrëdhëniet me Jashtë dhe Projektet


Ndërkombëtarizimi përfaqëson një nga objektivat strategjikë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. UAMD-ja është ndër të paktët universitete në Shqipëri që është pjesë e programeve të shkëmbimit të stafit dhe studentëve me një sërë universitetesh perëndimore. Ndër të tjera, UAMD bashkëpunon me shumë universitetete europiane përmes projektit Erasmus +, Tempus etj. UAMD është universiteti i vetëm publik në vend lider i një projekti ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, më konkretisht projektit “Zhvillimi dhe Zbatimi i Kurrikulës së Multimedias dhe TV Digjital”  (DIMTV) me nr. 586318-EPP- 1-2017- 1-AL- EPPKA2- CBHE-JP.

Një ndër detyrat kryesore të kësaj Degës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve është zhvillimi dhe zbatimi i politikës së ndërkombëtarizimit të universitetit, koordinimi i projekteve ku është përfshirë ai, si dhe realizimi i lidhjeve ndëruniversitare që finalizohen me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Pjesë e marrëveshjeve të bashkëpunimit janë:

  • projektet e përbashkëta;
  • organizimi i konferencave ndërkombëtare;
  • publikimet e përbashkëta shkencore;
  • shkëmbimi i informacioneve; etj.

Përgjegjësitë

  • Mbajtja dhe zhvillimi i të gjithë kontakteve me universitetet/institucionet arsimore të huaja;
  •  Hartimi dhe negociimi i marrëveshjeve, monitorimi i zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
  • Sigurimi dhe publikimi i informacioneve rreth projekteve nderkombetare dhe mundësive të shkëmbimeve për stafin akademik, administrativ dhe studentët;
  • Aplikimi në projekte të ndryshme ndërkombëtare dhe implementimi i tyre (Capacity Building, Credit Mobility që janë pjesë e Erasmus +, ish-Tempus);
  •  Negociimi për krijimin e bashkëpunimeve të tjera me univesitetet perëndimore dhe të rajonit;
  • Organizimi i konferencave dhe seminareve që kanë lidhje me projektet dhe marrëdhëniet me jashtë;
  • Përfaqësimi i UAMD-së në takime jashtë vendit, në kuadër të projekteve.