Hapet thirrja për shkëmbime studentore me Universitetin Mälardalen, Suedi 


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin Mälardalen, Suedi (https://www.mdu.se/en/malardalen-university)

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•            Bachelor;

•            Master.

Numri i kuotave:

•      5 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin Mälardalen, Suedi.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
–          Performancë të mirë akademike;
–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 30 Shtator 2022.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com duke kopjuar (cc) arbagjikolli@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.