Specialist Sisteme Kondicionimi


Specialist Sisteme Kondicionimi ( SSK) , me kohëzgjatje 2 vite, 120 kredite ECTS, i paakredituar.

Ky program ka për qëllim  të përgatisë nga anga akademike dhe profesionale specialistë në fushën e kondicionimit si edhe  njohuri teknike mbi impiantet dhe sistemet HVAC;

  • Të merren njohuri mbi instalimin e sistemeve elektrike dhe hidraulike të HVAC;
  • Të merren njohuri mbi performancën dhe efiçencën energjitike të sistemeve kondicionuese në ndërtesa;
  • Të merren njohuri mbi pajisjet dhe pjesët përbërëse të këtyre sistemeve;
  • Operimi, mirëmbajtja dhe servisi i pajisjeve kondicionuese dhe impianteve;
  • Menaxhimi i sistemeve dhe pajisjeve HVAC në godina polifunksionale, në mjetet e transportit, etj

Në fund të studimeve, studenti mer Diplomë Profesionale “Specialist i Sistemeve të Kondicionimit”. Ky program synon të formojë specialistë me profil profesional në fushën e instalimit, mirëmbajtjes dhe servisit në sistemet e ngrohjes – ventilimit – kondicionimit (HVAC) në objekte ndërtimi dhe të gjitha sistemet kondicionuese në makineri të ndryshme apo mjete transporti

Të diplomuarit në këtë profil në sektorin privat dhe publik do të mund të punojnë si specialist në:

  • Instalimin e impianteve ngrohjes-ventilimit-kondicionimit (HVAC);
  • Menaxhimin e rrjetit hidaulik dhe elektrik të sistemeve HVAC;
  • Servisin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve HVAC,
  • Shërbimet teknike mbi sistemet dhe impiantet kondicionuese,
  • Shërbimet teknike në teknologjitë kondicionuese në mjetet e lundrimit dhe çdo mjeti tjetër transporti