Hapet thirrja për shkëmbime studentore me Universitetin Westminster, Londër


Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin Westminster në Londër (https://www.westminster.ac.uk).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•      Bachelor.

Numri i kuotave:

•      4 studentë për nivelin bachelor.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit (Turizëm, Administrim Biznesi, Financë-Kontabilitet, Marketing);

•      Fakulteti i Edukimit (Gjuhët e Huaja);
•      Fakulteti i Studimeve Profesionale (Infermieri e Përgjithëshme).

 

Afati i aplikimit: 16 Shtator 2022.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Westminster, Londër:

–          Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 900 /muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.