E.Isaku

Programi Erasmus+ më dha mundësinë unike të diplomohem nga të dy universitetet, gjë për të cilën kam besim se do të jetë “çelësi i artë” për shumë mundësi të reja për karrierën time. Bashkëpunimi i ngushtë midis akademisë, biznesit dhe shoqërisë në Suedi është një përvojë e shkëlqyer e zhvillimit të karakterit individual dhe kulturës së punës. Inkurajoj çdo student të konsiderojë mundësi të tilla sepse do t’i ndikojë ndjeshëm në karrierën akademike dhe profesionale.

Erblin Isaku
Student me bursë të plotë Erasmus+ në Universitetin Mälardalen, Suedi