- Vlerësimi i studentëve behet sipas tabelës së mëposhtme, e cila është pjesë e syllabusit te lëndës, që i bëhet me dije studentit të vitit të pare gjatë javës së orientimit.
Përshkrimi | Sistemi i vlerësimit
(nota) |
Përqindja | Pikët |
A
(SHKËLQYESHËM-performancë e shkëlqyeshme me gabime të vogla) |
10 | 94-100% | 935-1000 |
B
(SHUMË MIRË-në përgjithësi performancë e lartë me një numër gabimesh të dukshme) |
9 | 85-93% | 845-934 |
C+
(MIRË-mbi standardin mesatar, por me disa gabime) |
8 | 76-84% | 755-844 |
C
(MESATAR-në përgjithësi performancë e mirë, me një numër gabimesh të dukshme) |
7 | 67-75% | 665-754 |
D
(I KËNAQSHËM-I drejtë, por me mangësi të dukshme) |
6 | 58-66% | 575-664 |
E
(MJAFTUESHËM-Performanca u përmbahet kritereve minimale) |
5 | 51-57% | 505-574 |
F
(NGELËS-Kërkohet më shumë punë për të arritur rezultatin e dëshiruar) |
4 | ≤50% | 0-504 |
- Studenti njihet me kodin e etikës, që gjithashtu është pjesë e syllabusit.
Kodi i Etikës: Studentët duhet të respektojnë kodin e Etikës të UAMD
Studentët gjatë kësaj lënde duhet:
- Të zbatojnë orarin e mësimit dhe t’u përmbahen rregullave të sanksionuara në Statutin dhe në Rregulloren e universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
- Të paraqiten në mënyrë serioze dhe dinjitoze në ambjentet e institucionit, që nënkupton një veshje të përshtatshme.
- Të përdorin fjalor të përshtatshëm, me intonacione të rregullta sipas normave të Etikës, moralit dhe të mirësjelljes.
ç. Të respektojnë personelin akademik, ndihmës mësimor shkencor dhe pesonelin administrativ, shokët dhe rregullat e mësimit. T’u drejtohen personelit akademik dhe atij administrativ në vetën e dytë shumës si edhe me titujt akademikë përkatës.
- Të mos kryejnë veprime dhe gjeste provokuese apo ngacmuese ndaj personelit akademik në mjediset e institucionit.
- Të mos kopjojnë në punën e dikujt tjetër, të mos fabrikojnë të dhëna e të respektojnë dinjitetin e integritetin njerëzor e profesional të studentëve të tjerë.
- Të mos konsumojnë pije alkoolike apo duhan në ambjentet e institucionit.
- Të mos përdorin celular ose ta mbajnë atë të fikur dhe në vend jo të dukshëm gjatë orarit të mësimit ose provimit në auditor.
- Të përdorin tekstin mësimor gjatë orarit të provimit, vetëm nëse ky veprim është miratuar nga fakulteti, (ose) njësia përkatëse ose pedagogu i lëndës.