Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin Westminster në Londër (https://www.westminster.ac.uk
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor.
Numri i kuotave:
• 4 studentë për nivelin bachelor.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit (Turizëm, Administrim Biznesi, Financë-Kontabilitet, Marketing);
Afati i aplikimit: 16 Shtator 2022.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Westminster, Londër:
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 900 /muaj, 275 Euro Transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.